Ballkani e “shkel” La Foritan dhe thyen rekord
Publikuar:
(26.07.2022 21:47:41)

Dy ndeshje, dhjetë gola.
FC Ballkani ka kaluar në raundin e rradhës të Europa Conference League.
Skuadra nga Suhareka ka triumfuar me rezultat 6-0 ndaj La Fioritas – në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Me këtë rezultat – kampioni i Kosovës bëhet ekipi i parë që realizon gjashtë gola nga ekipet vendore – në Evropë.

Futbollisti më i dalluar në këtë takim pa asnjë dyshim ishte Albion Rrahmani, i cili shënoi tre gola.
Qendërsulmuesi është bërë futbollisti i parë nga Superliga që ka shënuar hat-trick në garat evropiane.
Teksa, dy herë shënoi Leonit Abazi, ndërsa një herë Ermal Krasniqi.
Në raundin e dytë – Ballkani do të përballet me fituesin nga përballja Sutjeska – Klaksvik./Shqip.com