Ballkani e fiton miqësoren e dytë në Turqi, kësaj radhe mposht ndaj ekipit bullgar
Publikuar:
(18.01.2023 16:51:35)

Kampionia në fuqi e Kosovës, skuadra e Ballkanit e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në Antalia, ku po qëndron për fazën përgatitore.
Kampioni në fuqi i Kosovës është përballur me skuadrën bullgare Beroe, shkruan Shqip.com.
Pas 90 minutave lojë rezultati ishte 1-0 në të mirë të skuadrës kosovare.
Përsëri ishte mesfushori Meriton Korenica që u tregua vendimtar duke shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje.
Kujtojmë që Korenica realizoi edhe ditë më parë në fitoren e Ballkanit 1-0 ndaj skuadrës kazake Kayser.
/Shqip.com