Sport Shqiptar

Ballkani bën goditjen e radhës

Ballkani e ka bërë goditjen më të madhe në afatin kalimtar dimëror për futbollistë.

Skuadra nga Suhareka ka afruar reprezentuesin shqiptar Lorenc Trashin, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

30-vjeçari është bashkuar me kampionin në fuqi të Kosovës në fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, dhe është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë që e mbanë në Suharekë për dy vite e gjysmë.

Ai është bashkuar tani në stërvitje me skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja derisa ka marrë fanellën me numër tetë.

Njoftimi i FC Ballkanit:

Ju njoftojmë se 𝗟orenc 𝗧rashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!
T𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶 ka firmosur me klubin tonë për 𝟮𝘃𝗶𝘁𝗲 e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.
𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶 ka qenë pjesë e ekipeve si 𝗞𝗦 𝗟𝘂𝘀𝗵𝗻𝗷𝗮 , 𝗙𝗞 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘇𝗮𝗻𝗶  dhe së fundmi ishte pjesë e klubit 𝗤𝗮𝗱𝘀𝗶𝗮 𝗦𝗖 (Kuwait).
Vlen të ceket se 𝗟𝗼𝗿𝗲𝗻𝗰 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶 ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë!
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

/Shqip.com