Sport Ndërkombëtar

Ballkani barazon në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka arritur të marrë vetëm një pikë përballë CFR Cluj.

Një gol nuk i mjaftoi kampionëve të Kosovës të fitojnë ndeshjen e parë  në fazën e grupeve në Conference League.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Cluj e nisi më mirë ndeshjen duke pasur disa goditje në fillim të ndeshjes, por më pas Ballkani nuk lejoi raste të mira.

Skuadra nga Suhareka ka dominuar posedimin e topit, por goditje drejtë portës ka pasur më shumë mysafirët.

Armend Thaci në minutën e 65 me një goditje të fort e kaloi në epërsi skuadrën nga Suhareka.

Por, kur dukej se Ballkani do të merrte tri pikë, për shkak të një gabimi në mbrojtje Yuri Matias gjeti golin në minutat shtesë të ndeshjes.

Ballkani dhe Cluj janë në grupin G, së bashku me Slavia Praha dhe Sivasspor.

Slavia Praga dhe Sivasspor garojnë sot me fillim nga ora 21:00.

Ndeshjen e radhës Kampioni i Kosovës e ka kundër skuadrës çeke, në udhëtim më 15 shtator.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com