Lajme

Balla takim me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams: Mik i veçantë dhe mbështetësi komunitetit shqiptar

Ndalesa e radhës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në zyrën e Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.

Balla e ka vlerësuar Adams, si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.

“Eksperienca e NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së New York ishin disa nga temat kryesore të diskutimit”, mes ministrit të Brendshëm Shqiptar dhe kreut të Bashkisë së New Yorkut.

/Shqip.com