Bajrami: VV i sheh qytetarët veç si vota

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i sheh qytetarët “si vota”.
Kjo pasi ky subjekt politik ka kandiduar Arben Vitinë për kryetar të Prishtinës – këtë Bajrami e lidhi me infeksionet e fundit të COVID-19.
“E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërndahej më pak. Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shëndetësisë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Situata me pandeminë ditëve të fundit është përkeqësuar, pasi çdo ditë po raportohen qindra raste.
Rastet aktive janë 3 mijë 489, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.
Institucionet po bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi thonë se rreziku nga variant delta është i madh. /Shqip.com