Lajme

Bajrami nervozohet me Muratin: Qeveria nuk e ka brengën e fëmijëve, por atë se me cilën parti është Rrahman Jashari

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria nuk e ka brengën e 318 mijë fëmijëve, por problemin e ka me SBASHK-un.

“318 mijë fëmijë po hynë në javën e katërt jashtë bankave shkollore, ministri pyet përfaqësuesin e SBASHK-ut: ”me cilën parti je i afërt”. Kqyrne me çka merret Qeveria. d.m.th. nuk e ka brengën e 318 mijë fëmijëve por e ka brengën se me cilën parti është Rrahman Jashari e me cilën Ymer Ymeri. A po i pyetni 318 mijë fëmijë me cilën parti janë”.

Ajo më tej, ka thënë se duhet bëhet zgjidhje pasi përgjegjësia është e tyre.

“Mos u mundoni me mjegullu situatën se 51% e mësimdhënësve që sot janë në grevë ju kanë votu juve me 14 shkurt”.

Tutje, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka pyetur se pse Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk e ka filluar grevën verës gjatë muajit gusht.

Ymer Ymeri nga SBAShK, ka treguar se grevën e kanë nisur me 25 gusht, por askush nuk ka dashur të dëgjojë.

E kemi nis më 25 gusht dhe s’ka dashur askush të dëgjojë. Nëse ti bën grevë dhe nuk dëmton asgjë, nuk ja ke arritur qëllimit të grevës”./SHQIP.com