Lajme

Bajqinovci: Sulmi në veri është sulm terrorist, Qeveria duhet të ndërmarr masa

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe anëtari i Komisionit për Siguri, Mufail Bajqinovci është shprehur se sulmi në veri është sulm terrorist.

Në një prononcim për Shqip.com, Bajqinovci është shprehur se sulmi në veri me armë nuk mund të quhet ndryshe.

‘’Unë mendoj që pas këtij sulmi qëndron Serbia, ky është sulm terrorist ndaj institucioneve të Kosovës’’ ka thënë Bajqinovci për Shqip.com

Ai ka shtuar se Shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të marrin masa.

‘’Duhet bërë çmos që grupet kriminale që janë të lidhura me Vuçiçin dhe me Rusinë të mos e kenë vendin në atë pjesë e as në ndonjë pjesë tjetër të Kosovës’’ ka thënë Bajqinonvci.

Në një konferencë për media sot gjatë ditës, është bërë e ditur se pjesëtarët e Policisë së Kosovës brenda dy ditëve nga 13 prilli e deri më sot janë përballur me 4 sulme nga grupe kriminale në pjesën veriore të vendit./Shqip.com