Sport Shqiptar

Bad News Eagles në “Legend Stage”

Historia u shkrua në Antwerp të Belgjikës.

Counter Strike GO, u solli festë fansave të videolojërave dhe jo vetëm.

Bad News Eagles kishin përballë një tjetër ekip brazilian.

Kësaj radhe ata kishin për kundërshtar MIBR-në.

Ekipi shqiptar humbi mapin e parë me rezultat të ngushtë në Nuke.

Kurse në Ancient triumfuan duke barazuar shifrat në 1:1, për t;i dhënë shpresë të gjithëve se përmbysja është e mundur.

Por, rikthimi ndodhi në mapin Vertigo ku ata triumfuan 16:10 për të kapur “Legends Stage” të PGL Mayor. /Shqip.com