Sport Shqiptar

Bad News Eagles kërkojnë fitore kundër skuadrës ruse për tu kualifikuar tutje

Skuadra e Esports, Bad News Eagles, do të përballen me skuadrën ruse, ASG.

“BNE” janë të detyruar të marrin një fitore për të siguruar kualifikimin tutje në turneut më të madh në botë të CS:GO.

Ekipi shqiptar ka një seri prej 1 fitore dhe 2 humbje në 3 ballafaqimet e zhvilluara deri më tani.

Fitorja e parë erdhi pikërisht kundër një ekipi rus, Entropiq, me rezultat 19:17, fitore kjo që i dha shpresë për një kualifikim të mundshëm.

Kujtojmë që Entropiq është një nga skuadrat më të mira në botë, pasi ata gjenden në vendin e 14-të në ranglistën botërore të CS:GO, derisa ASG konsiderohet si një nivel më të ulët.

Kjo garë që po zhvillohet në kuadër të turneut që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, do të fillojë në orën 14:45./Shqip.com