“Babën e kam prokuror”- Qytetarja gati sa s’e shkel në zebra një grua, më pas e shan
Publikuar:
(23.07.2022 11:46:48)

Një qytetare ka denoncuar një vajzë e cila gati e ka goditur në zebra në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të premten në kryeqytet, ku denoncuesja e incizon veturën dhe targat.
Pas kësaj vajza brenda veturës fillon të bëjë veprime të çuditshme teksa çon gishtin e mesëm e më pastaj del nga vetura dhe thotë se e ka babain prokuror e më pas fillon të shajë.
Gjthashtu, ajo shihet teksa kënaqet dhe përqesh brenda makinës qytetaren, të cilës i rrezikoi jetën bashkë me fëmijën e mitur.
Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi ‘shoferja e inatosur edhe mund ta përplasë nga nervat’.
Videon, denoncuesja e ka dërguar në “Joq Kosova”./SHQIP.com