Babai i Xhakës: Do jetë festë për të dyja vendet

Cyrihu do të jetë vendi – ku të martën mbrëma me fillim nga ora 18:00 – do takohen Zvicra me Kosovën.
Ani pse i nivelit miqësor – ky takim pritet të sjellë shumë emocione në fushën e gjelbër.
I emocionuar është edhe babai i Granit Xhakës, Ragipi.
“Do të jetë një festë për të dyja vendet. Unë jam babai më krenar në botë. Graniti mund të japë shumë si kapiten i ekipit kombëtar të Zvicrës”, tha ai për Blick.

Xhaka po ashtu shtoi se “unë dhe gruaja e ime e dimë shumë mirë se çka i detyrohemi Zvicrës dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj këtij vendi”.
Për Granitin – ky do te jetë takimi jubilar i 100-të me fanelën e helvetikëeve.
Teksa – ditë më parë ai ndër të tjera tha se “Ndeshja ime e 100-të, kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës”.

Kjo është ndeshja e dytë e Dardanëve – nën urdhërat Alain Giresse.
Në takimin e parë, Kosova fitoi me rezultat 5-0 kundër Burkina Fasos. /Shqip.com