Babai i Messit: Shpresoj që Leo të rikthehet në Barcelonë – një ditë
Publikuar:
(15.05.2022 17:54:02)

Lionel Messi dhe Barcelona u “divorcuan” pas 18-të viteve – në verën e vitit 2018.
Por, duket që “dashuria” është prezente ende – te të dyja palët.
Babai i Leos, Jorge Messi shpreson që argjentinasi të rikthehet në “Camp Nou”.
I parë sot në qytetin e Barcelonës – ai ka thënë se “Shpresoj që Leo të kthehet në FC Barcelona një ditë”.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka kaluar shumë momente të mira në sezonin debutues me Paris Saing Germain.
Në total, Leo ka shënuar gjashtë gola në Ligue 1 dhe ka ndihmuar me gjashtë asistime.
Ai ka kontratë me parsienët deri në vitin 2024. /Shqip.com