Avril Lavigne nderohet me yll në “Walk of Fame” në Hollywood

Këngëtarja Avril Lavigne, mori yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.
Kjo përkoi edhe me 20 vjetorin e albumit të saj “Let Go”.
“Unë kujtoj udhëtimin tim të parë për në Los Anxhelos për të punuar në albumin tim të parë,” tha ajo për përvojën në një intervistë.
“Isha 16 vjeç dhe vizitova Bulevardin e Hollivudit, erdha në Walk of Fame”.
Lavigne tha se në atë kohë, ajo kishte veshur kapelën e saj të preferuar, e që për të nderuar këtë rast, ajo e veshi përsëri për ditën e saj të madhe.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë në një milion vjet, 20 vjet më vonë, se do të kisha një yll në Walk of Fame në Hollywood”, u shpreh këngëtarja.
Në ditën e madhe të Lavigne morën pjesë edhe i fejuari i saj Mod Sun, bashkëpunëtori dhe shoku i turneut “Bois Lie”, Machine Gun Kelly, producenti i Love Sux John Feldmann, Good Charlotte’s Joel Madden, Ryan Cabrera, Jxdn dhe bashkë-shkrimtari Lauren Christy.