Lajme

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

Nazim Bllaca

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, duke treguar për për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën për të cilin thotë se ka vdekur.

Gjatë seancës për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Emmerson ka thënë se Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, për rastin e incidenteve që kanë të bëjnë me Veselin. Është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ai ishte aset serb, i paguar nga Serbia”, ka deklaruar Emmerson.

Emri i Nazim Bllacës u bë i njohur që nga viti 2009, ku ishte vetëdeklaruar si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), kur publikisht kishte deklaruar se ka bërë vrasje për llogari të këtij shërbimi.

Pas këtij deklarimi që kishte bërë jehonë të madhe ai ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it si dëshmitar i mbrojtur.

Ai ishte larguar nën mbrojtje të EULEX-it nga Kosova, pas disa procesve gjyqësore në Kosovë./Shqip.com