Avokati i Thaçit pas zvarritjes së procesit: Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, është shprehur i indinjuar pas zvarritjes së procesit të nxjerrjes së dokumenteve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke thënë se “kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje”, përcjell Shqip.com.
Këto deklarata të tij kanë ardhur pasi që prokurorja e rastit gjatë seancës të së premtes ka kërkuar që afati për përkthimin e plotë dhe redaktimin e dokumenteve të shtyhet deri më 31 janar të vitti 2022.
“Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe jam i sigurt që edhe ju zotëri gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë të burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë.
Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne i kemi marrë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë i kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me [avokatin] Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje? Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar”, ka thënë Kehoe.
Tutje, ai e ka quajtur “qesharake” qasjen e prokurorisë duke vënë në dukje se Prokuroria në fillim pretendonte që gjykimi të fillonte në verën e këtij viti./SHQIP.com