Lajme

Avionët nuk ulen në aeroportin e Prishtinës prej mjegullës, Liburn Aliu fajëson pilotët

Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime lidhur me anulimin e disa fluturimeve ditën e djeshme si shkak i mjegullës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se dje kanë ateruar aeroplanët e të cilëve pilotët kanë qenë të certifikuar për ulje në kushte të mjegullës.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash”.

“Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje”, ka thënë Aliu.

/Shqip.com