Lajme

Avdullah Hoti merr nënshtetësi shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Abvdullah Hoti, e ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Hoti ishte në mesin e 22 shtetaseve që kanë marrë nënshtetësinë në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës.

Rreth këtij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se një pjesë e madhe e vëllezërve dhe motrave që bashkohen sot me shtetësinë e re, janë nga Kosova dhe kanë shumë të freskët plagën dhe gjithë tragjedinë e luftës.

“Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, tha Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha gjatë kësaj ceremonie se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet, dhe sipas tij Tirana është një qytet, i cili vetëm rritet dhe shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që kemi vendosur këto vite./Shqip.com