Avdijaj shkëlqen në Europaligë
Publikuar:
(11.08.2022 22:10:59)

Donis Avdijaj është duke u rikthyer përsëri në formën e tij optimale.
25 vjeçari e ka nisur në mënyrë fenomenale aventurën e tij me FC Zuerich.
Në ndeshjen e zhvilluar sonte – kundër Lindield për kualifime në Europaligë, ai ka shënuar dy gola.
Fillimisht e tundi rrjetën në minutën e 11-të, teksa më pas në minutën e 26-të.
Ndërsa, ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 (5-0 epilogu total i dy takimeve).
Për Avdijajn kjo ishte ndeshja e dytë – me fanellën e skuadrës nga Zvicra, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Hartberg – në Bundesligën austriake.
Me këtë paraqitje ai po jep sinjale që do të “luftojë” edhe për një ftesë në Përfaqësuesen e Kosovës, pasi ka kohë që nuk gjen vend në kampin e Dardanëve./Shqip.com