Lajme Botë

Autoriteti Palestinez, kërkon mbledhjen e Ligës Arabe

Mohannad Aklouk, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Ligën Arabe, thotë se ka paraqitur një kërkesë për një takim urgjent të ministrave të jashtëm të trupit rajonal.

Të paktën kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve Wafa.

“Takimi urgjent vjen në dritën e agresionit të vazhdueshëm izraelit kundër popullit palestinez, duke përfshirë përshkallëzimin e inkursioneve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa nga mijëra kolonë dhe zyrtarë izraelitë gjatë ditëve të fundit”, thuhet në raport.

/Shqip.com