Lajme

Autobusi godet një këmbësor në Prishtinë

Aksident trafiku.

Një këmbësor është goditur nga një autobus pasditen e së hënën në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

 “Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo ka njoftuar se lidhur me rastin, po merren hetuesit e trafikut rajonal./SHQIP.com