Aubameyang mund t’i ndajë rrugët me Arsenalin

Dy sezonat e parë që i kaloi në “Emirates Stadium” ishin për t’u duartrokitur.
Madje. në fanelë e mori numrin 14-të, që në të kaluarën e kishte djersitur Thiery Henry.
Pierre-Emerick Aubameynag është duke kaluar nëpër formën më të dobët qysh kur zbarkoi në Londër dhe po përballet me një largim të mundshëm prej aty.
Sipas mediumit spanjoll “Diarogol”, ai nuk është më në planet e Mikel Arteta-s dhe nuk përjashtohet një kalim i tij te Barcelona.
“Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka thënë klubit që të kërkojë një largim për Pierre-Emerick Aubameyang.Sulmuesi është i hapur për t’u larguar dhe e ka ofruar vetën te Barcelona, përmes agjentëve të tij.
Ai është i vetëdijshëm se katalanasit janë në kërkim të një sulmuesi në dimër. Gabonez thuhet se dëshiron të bashkohet me një klub të madh për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për të fituar tituj”, shkruan ndër të tjera Diarogol”.
Sipas të njëjtin medium, Xavi Hernandez nuk e hedh poshtë këtë mundësi dhe mund të bëjë një ofertë për Aubemyang nëse çmimi për të nuk është i lartë.
Reprezentuesi i Gabonit, ka zhvilluar 12-të paraqitje këtë sezonë në ishull, ndërsa ka regjistruar katër gola dhe një asistim.
Auba ishte bashkuar me Arsenalin – në vitin 2017. Asokohe londinezët i kishin paguar Dortumundit një shumë rreth 60 milionë euro.
Ndërsa, tashmë vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” ka pësuar rënie dhe është 25 milionë euro. /Shqip.com