Aubameyang kritikon ish-shefin: Ai nuk i përballon dot lojtarët e mëdhenj

Pierre-Emerick Aubameyang ka kritikuar Mikel Arteta në disa pamje të shfaqura në internet, gjatë të cilave ai thotë se shefi i Arsenalit nuk mund të përballojë lojtarët e mëdhenj.
Aubameyang është kapur duke kritikuar shefin e Topçinjve pas largimit të tij nga klubi.
Sulmuesi u largua në janar për në Barcelonë në një transfertë të lirë pasi u ndal dhe humbi kapitenin e klubit për shkak të një shkeljeje disiplinore.

Ai fajësoi daljen e tij “të komplikuar” te Arteta, ndërsa trajneri u përgjigj duke këmbëngulur se ai “ishte zgjidhja, jo problemi”.
Pamjet zbulojnë ish-sulmuesin e Arsenalit duke kritikuar Artetën, ndërsa me shoqëruesit e tij tani po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
“Personazhe të mëdhenj dhe lojtarë të mëdhenj…ai nuk mund të merret me të”, dëgjohet të thotë Aubameyang. Ai ka nevojë për disa lojtarë të rinj që nuk thonë asgjë”.
🗣 Aubameyang on Arteta: “Big characters and big players…he can’t deal with it. He needs some young players who don’t say anything.”
This is really low from @Auba. As soon as he wants out he’ll create problems in the locker room and blame it on someome else. pic.twitter.com/eIflZHewis
— Arsenal Harmony ⚡ (@ArsenalHarmoni) October 9, 2022
Aubameyang tani është kthyer në Premier League me Chelsean, pasi iu bashkua klubit nga Barcelona në merkaton e verës.
Ndërkohë, Arteta i ka udhëhequr Topçinjtë drejt një fillimi të mirë të sezonit, duke fituar tetë nga nëntë ndeshjet e tyre fillestare në Premier League për të qëndruar në vendin e parë në tabelë.
/Shqip.com