Aubameyang rrahet nga katër persona – nën kërcënimin e armëve të zjarrit
Publikuar:
(29.08.2022 10:05:13)

Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë i mirë për Pierre-Ermrick Aubameyang.
Sulmuesit të Barcelonës i është grabitur shtëpia me dhunë – sipas “El Pais”.
Duke u bazuar në citimet policore – katër burra me maska janë futur në shtëpinë e 33 vjeçarit dhe e kanë rrahur atë – nën kërcënimin e armëve të zjarrit.
Të dyshuarit kanë ikur me një Audi A3 – të bardhë – sipas përshkrimit të gruas së futbollistit në fjalë.
Por, kjo nuk është hera e parë që ndodhë diçka e tillë te futbollistët me famë botërore.
Vitë më parë – shtëpia i ishte grabitur edhe Mauro Icardit – sa ishte pjesë e Interit, teksa para disa ditëve një orë e dorës i është vjedhur – Robert Lewandowskit – por fajtori u kap menjëherë./Shqip.com