Atletico Madrid synon yllin e PSG-së
Publikuar:
(11.07.2023 19:59:00)

Pas 11 vitesh karrierë të shpenzuar te “gjigantët” francezë të PSG, “arkitekti” italian i mesfushës, Marco Verratti shihet gjithnjë e më larg “parisienëve” dhe “aventura” më e re për italianin mund të fillojë në Spanjë.
Sipas raportimeve të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, Atletico Madrid shpreson se ulja e pagave nga bordi i kampionëve të Francës, mund të ndikojë në largimin e italianit drejt një destinacioni të ri.

Italiani është objektivi kryesor i “Los Colchoneros” të Madridit dhe shpresat për transferimin e tij do të forcohen nëse “gjigantët” francezë kryejnë disa transferime të tjera.
/Shqip.com