Atletico Madrid-Milan, Ibrahimovic në stol

Milani do e kërkojë sonte ta “rrëmbejë” biletën e fundit në Ligën e Kampionëve.
Për ta arritur këtë, do të përballen me Atletico Madrid, me fillim nga ora 21:00, në “Wanda Metropolitano”, shkruan Shqip.com.
Stefano Pioli ka vendosur që të bëjë disa ndryshime për këtë takim.
Nga minuta e parë këtë takim do e nisë Olivier Giroud, ndërsa në bankën rezevë ka mbetur Zlatan Ibrahimovic.
Kurse, në khraun e djathtë të sulmit do luajë Salemaekers.
Startues është edhe Tonali, i cili si partner në mesfushë do e ketë franck Kessie.
Në anën tjetër, diego Simoeno ka vendosur që këtë takim ta fillojë me rreshtimin 5-3-2.
Trajneri argjentinas ka hedhur “artilerinë e rëndë” në fushën e gjelbër, duke mos u kursyer aspak.
Carrasco dhe Lemar do kenë detyra më ofansive, por do i ndihomjnë skuadrës edhe nga ana defasive.
Ndërsa, në sulm së bashku do luajnë Luis Suarez dhe Antonie Griezamann.
Një hendikep i madh për madrilienët është mungesa e Joao Felix.

Aktualisht, skuadra italiane është në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm një pikë të grumbulluar pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, madrilineët janë në vendin e tretë, me katër pikë. /Shqip.com