Atletico Madrid befasohet nga Deportivo Alaves

Atletico Madrid ka bërë një hap prapa në “luftën” për vendin e parë në La Liga.
“Los Colchoneros” janë mposhtur në udhëtim te Deportivo Alaves, me rezultat minimal 0-1. Shkruan Shqip.com.
Edhe pse skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone hryi si favorite në këtë takim, ata nuk arritën asesi të shënonin fitore.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Victor Laguardia në minutën e katërt të takimit, ndërsa paraprakisht u asistua nga Duarte.
Edhe pse madrilinët u orvatën disa herë që të barazonin rezultatin me anë të Antonie Griezman dhe Luis Suarez, përpjekjet dolën të jenë të kota.
Pas kësaj humbje, Atletico edhe pse ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, prapë se prapë gjendet në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Real Madrid që është në vendin e parë.
Në anën tjetër, Deportivo Alaves është në vendin e parafundit dhe këto ishin pikët e për ta në futbollin elitar në Spanjë./Shqip.com