Atletico i kthehet fitoreve

Atletico Madrid ka shënuar fitore të pastër, 2-0 kundër Rayo Vallecano.
Kjo ndeshje ishte një derbi i vërtetë, por në fund fitues dolën vendasit.
Pas 28 minutave lojë, madrilienët shënuan me anë të Angel Correas – për t’i zhbllokuar shifrat.
U prit se do të ketë një kundërpërgjigje nga mysafirët, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kurse, vendasit shënuan edhe një herë.
Railazator ishte përsëri Correa.
Deri në fund të takmit, Vallecano u orvat të barazoj shifrat – me të gjitha forcat, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ky takim ishte i veçantë edhe për një arsye tjetër.
Radamel Falcao – që në të kaluarë ishte pjesë e Atleticos – sonte u inkuadrua kundër tyre dhe mori duartroktitje nga tifozët e pranishëm në “Wanda Metropolitano”.
Pas kësaj fitore, Atletico mbetet në vendin e tretë të La Ligas, me 32 pikë të grumbulluara. 14-të më pak se Real Madrid, por me një ndeshje më pak të zhvilluara.
Kurse, në anën tjetër, Vallecano është një pozitë më poshtë – me dy pikë më pak. Synim i kësaj skuadre mbetet një pozitë më poshtë – me dy pikë më pak.
Synim i kësaj skuadre mbetet një pozitë që siguron garat evropiane. /Shqip.com