Sport Ndërkombëtar

Atletico e pret Villarrealin në shtëpi

Atletico-Villarreal

Të dyja skuadrat e dëshirojnë fitoren – dhe “lufta” pritet të jetë e madhe për tre pikë.

Atletico Madrid do të përballet me Villarrealin, sonte me fillim nga ora 19:30.

Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone është vendase dhe kjo e favorizon në letër.

Ama, duke e marrë parasysh faktin – që “nëndetësja e verdhë” ishte gjysëmfinaliste e Ligës së Kampionëve – gjërat komplikohen për madrilienët.

Në total – këto dy ekipe janë përballur 26 herë në La Liga, nëntë herë ka triumfuar Atletico, tetë herë Villarreali, teksa – kanë regjistruar nëntë barazime.

“Los Colchoneros” do të jenë në këtë takim pa Jose Maria Jimenes, i cili është i lënduar.

Kurse, te Villarreali – për të njëjtën arsye mungojnë Arnaut Danjuma, Manu Trigueros dhe Alberto Moreno./Shqip.com