Atentati në Tiranë/ U qëllua me një plumb në kokë, ndërron jetë në spital biznesmeni 52-vjeçar
Nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit 52-vjeçari Eduart Reçi, i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se biznesmeni Reçi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mesnatës së kaluar në gjendje të rëndë.
Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.
Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
/Shqip.com