Atentati me 13 plumba, i plagosuri Zamir Kalemi flet nga spitali: Nuk i njoh autorët

Policia ka marrë disa të dhëna të vlefshme për hetimet që po ndiqen për zbardhjen e atentatit ndaj Zamir Kalemit, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrethrrotullimin e Selitës, në kryeqytet. 35-vjecari i cili po merr mjekim nga spitali ka treguar para policise intenerarin e tij, në ditën e atentatit.
Në dëshminë paraprakë të tij ai ka treguar intenerarin e ditës së premte dhe personat me të cilën ka takuar apo komunikuar. Ai nuk ka përmenduar emra konkret duke u shprehur se nuk e kishtë parë autorin e ngjarjës.
Por policia e Tiranës e ka cilësuar të vlefshmë dëshimë e tij pasi ka nisur edhe me mbledhjen e kamerave të sigurisë në vendët ku Kalemi ka qënë përgjatë ditës së premte.
Nga zbërthimi i këtyre kamerave hetusit do përpiqën të zbulojnë se nëse Zamir Kalemi ka qenë i monitoruar përgjatë gjithë ditës së ngjarjes dhe personat që mund të kënë bashkëpunuar më autorët për dhënien e informacioneve për shënjestrën e tyre.
Mësohet se nga makina e dyshuar e autorëve tip “NISSAN” nuk është përfituar ndonjë element i vlefshëm.
Hetuesit kanë zbuluar se kjo makinë është vjedhur në shtetin grek më 23 shkurt të një viti më parë e ndërsa targat e saj rezultuan të vjedhura në vitin 2018 në Tiranë.
Për Policinë e Shtetit kjo ngjarje ka lidhje me disa atentate të ndodhura në Shqipëri dhe jashtë saj.
Saga ka vijuar me vrasjen e Aleksandër Sadikaj në autostradën Tiranë-Elbasan me eksploziv.
Më pas, hakmarrja ka vijuar me ekzekutimin e Edmond Papës në Selitë ku për këtë ngjarje janë identifikuar dy autorë ku vetëm njëri prej tyre ndodhet në qeli.
Këta dy persona janë njerëzit e afërm të Zamir Kalemit dhe Andrea Kalemit, ky i fundit i ka shpëtuar një atentati në Greqi. Përplasja mes dy grupeve dyshohet se kanë nisur nga prishja e pazareve të drogës.
/Shqip.com