Lajme Botë

Atentat ndaj Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Limuzina e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin raportohet se është sulmuar mbrëmjen e së mërkurës të 14 shtatorit.

Makina, me të cilën udhëton Putin, thuhet se ka pësuar një shpërthim të fortë në anën e gomës së majtë.

“Një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga një tym i fortë”, raporton Mirror.co.uk.

Makina e presidentit rus, Vladimir Putin, shtator 2022

Ky incident nga disa interpretohet si një atentat për ta vrarë liderin e Kremlinit.

Nuk raportohet të jetë lënduar Putin nga ky sulm teksa ka pasur disa arrestime nga shërbimi i tij i sigurisë.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare./Shqip.com