Kulturë

“Atëherë kur nuk kisha se ç’të humbja më, fitova gjithçka”

Veprat e tij janë cilësuar shpesh nga lexuesit si motivuese, e frymëzuese. Autor i veprës më të shitur në botë “Alkimistit”, Paulo Coelho, ende vlerësohet si shkrimtari më i lexuar Brazilian.

Veprat “Alkimisti” dhe “Zahiri”, mbeten ndër më të njohurat, ku autori arriti famën në krijimtarinë letrare.

Librat e shprehjet e tij, citohen edhe nga të tjerët gjithashtu janë përkthyer edhe në të gjithë botën, duke u nderuar kështu edhe me çmime shumë të rëndësishme.

Për lexuesit e SHQIP.com, ne ju sjellim disa shprehje dhe fragmente të veprës “Zahiri”, nga Paulo Coelho.

Kam luftuar që të merrja guximin për të lënë punën në gazetë dhe të zhytesha në aventurën e shkrimit të një libri, duke e ditur mirë që në vendin tim nuk gjendej asnjë për be, që të ishte i zoti të rronte nga letërsia.

Hoqa dorë brenda vitit, pasi kisha shkruar më shumë se një mijë faqe, që mua më dukeshin gjeniale, edhe pse nuk i kuptoja as vetë.

Ndërsa luftoja, shikoja të tjerët që flisnin në emër të lirisë dhe, sa shumë mbronin këtë të drejtë absolute, të prindërve, të një martese në të cilën premtonin të mbeteshin përkrahë bashkëshortes “përjetë”, ose shfaqeshin robër të peshores, të dietave, të projekteve të lëna përgjysmë, të dashurive në të cilat nuk mund të thuhet “Jo” dhe “Mjaftë”, të fundjavave në të cilat ishin të shtrënguar të hanin drekë me ata që nuk i dëshironin.

Skllevër të luksit, të aparencës së luksit. Skllevër të një jete që nuk e kishin zgjedhur, por që ishin të detyruar ta jetonin sepse dikush, tek e fundit, i kishte bindur se ky vegjetim ishte më i miri”

“Atëherë kur nuk kisha se ç’të humbja më, fitova gjithçka”.

“Kur pushova së qeni ky që jam, gjeta vetveten’.

“Kur njoha poshtërimin, por e vijova ecjen, kuptova që isha i lirë të zgjidhja fatin tim. Nuk e di në jam i sëmurë, nëse martesa ime ka qenë vetëm një ëndërr që, unë nuk kam arritur ta kuptoj për sa kohë ka zgjatur.’

‘E di që mund të jetoj edhe pa të, por desha ta takoj sërish, për t’i thënë atë që nuk e shqiptova kurrë kur ishim bashkë: “Të dua më shumë se veten time.”

“Nëse do të mund t’ia them këto fjalë, atëherë mund të bej përpara, në paqe, sepse kjo dashuri më ka shpëtuar.’