Atdheu thotë se Donaldi dhe Bora do të rikthehen bashkë: Beatrixi është viktimë

Ish-konkurenti i sezonit të parë të “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit rreth trekëndëshit “Donald-Bora-Beatrix”.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”, derisa tha se Donaldi dhe Bora mund të kthehen sërish së bashku.
“Duket ku anon Donaldi, duket se kë e don. Edhe personi jashtë duket se sa dashuri ka për të. Nuk ka lekë që e paguan këtë, Big Brother do të mbarojë. Më duket keq kur gjen ngushëllim te dikush tjetër, se e lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatrix është viktimë”, u shpreh ai.

Tutje ish-konkurrenti shtoi: Unë them se [Donaldi] duhet të dal jashtë sa më herët. Mendoj se mund të ketë rikthim po doli jashtë sa më shpejt, po i la të gjitha për Borën”.
Xharavina përndryshe është diskutuar se mund të ketë lidhje me Bora Zemanin, teksa ky i fundit ka refuzuar ta ketë edhe shoqe prezantuesen./SHQIP.com