Atalanta vazhdon me rezultate pozitive
Publikuar:
(28.08.2022 20:30:24)

Atalanta ka triumfuar në udhëtim te Verona me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Teun Koopmeiners – kur po zhvillohej minuta e 50-të.
Deri në fund të takimit – mysafirët arritën ta ruajnë këtë rezultat – dhe arkëtuan pikët e plota.
Pas kësaj fitore skuadra e udhëhequr nga Gian Piero Gasperini – gjendet në vendin e tretë të Series A, me gjithsej shtatë pikë.
Shtatë pikë ka edhe Milani që është lider – por golaverazhi e bën dallimin.
Ndërsa, Verona gjendet në pozitën e 16-të me vetëm një pikë./Shqip.com