“Atalanta po dhuron shfaqje në Teatrin e Ëndrrave”

Manchester United është duke pësuar humbje në “shtëpi” nga Atalanta.
“Djajtë e Kuq”, ishin favorit në letër para se të fillonte takimi, por në fushën e gjelbër po humbin me rezultat 0-2, shkruan Shqip.com.
Golin e parë për italianët e shënoi Mario Pasalic, pas vetëm 15 minutave lojë.
Kur pritej që Unitedi të këndellej dhe të barazonte rezultatin, atëherë ndodhi e kundërta.
Qendërmbrojtësi turk, Merih Demiral e dërgoi topin në portën e David De Gea-s, për të heshtur edhe një herë “Teatrin e Ëndrrave”.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Manchester United është në vendin e fundit në grupin F me vetëm tre pikë pas tre ndeshjeve.
Ndërsa, në anën tjetër, Atalanta është lider e grupit me shtatë pikë.
Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate pas 45 minutave lojë:
Benfica 0-0 Bayern Munchen
Young Boys 0-0 Villarreal
Llille 0-0 Sevilla
Chelsea 2-0 Malmoe
Zenit St.Petersburg 0-0 Juventus/Shqip.com