Sport Ndërkombëtar

Atalanta e “rrëmben” Demiralin nga Juventusi

Demiral

Merih Demiral është edhe zyrtarisht futbollist i Atalantës.

Qendërmbrojtësi turk – që ishte në formë huazimi nga Juventusi – tashmë i është bashkuar “Black Eagles”.

20 milionë ishte shuma që skuadra italiane i pagoi për shërbimet e tij, duke e shfrytëzuar opsionin e blerjes – të ofruar nga Juve.

Detajet tjera të kontratës nuk janë bërë ende të ditura nga klubi.

Demiral ka zhvilluar një sezon tejet të mirë në nivel individual, pasi ka djersitur fanellën në 28 ndeshje të Series A.

Teksa, e regjistroi një gol dhe dy asistime. Ai llogaritet si një futbollist me potencial të madh, ndërsa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja turke.