Aston Villa e kishte ofruar Jack Grealish te këto dy skuadra të mëdha evropiane

Manchester City nuk ishte e vetmja skuadër që ishte pas shërbimeve të Jack Grealish, transmeton Shqip.com.
Sipas “Athletic”, Aston Villa i ofroi shërbimet e Grealish dy skuadrave të mëdha evropiane.
Bëhet fjalër për Manchester United dhe Real Madrid, para se të arrinte një marrëveshje rekorde me Citizens, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë anglez në histori.
Por, raportohet se asnjëra nga skuadrat ku skuadra angleze i ka ofruar shërbimet e tij nuk ishte e interesuar për ta transferuar anësorin.
Reprezentuesi anglez kompletoi transferimin e tij te Manchester City për shumën e 100 milionë funte ose 139 milionë euro, shifër rekorde kjo në Premier League
Megjithatë, klubi ishte i vendosur ta shiste 25-vjeçarin te Real Madrid dhe Manchester United.
Jack Grealish ishte pjesë e Aston Villas që nga viti 2013, ku gjatë kësaj periudhe me klubin ka shënuar 29 gola në 185 paraqitje garuese për ta./Shqip.com