Aston Martin do të prezantojë makinën e limituar

Në 110-vjetorin e nisjes së prodhimit të automjeteve Aston Martin do të dalë me një model të ri ultra-ekskluziv.
E përshkruar nga firma me bazë në Gaydon si “një model i ri, rreptësishtë i kufizuar, ekskluziv i Aston Martin”, makina do të zbulohet zyrtarisht më vonë gjatë këtij viti.
Aston Martin nuk ka dhënë detaje për modelin, por mundësitë janë që e njëjta të quhet Q.
Megjithatë, ka të ngjarë që modeli të shfaqet në një nga ngjarjet më të rëndësishme të automobilizmit të vitit.
Aston Martin ka konfirmuar se festimet e përvjetorit do të “zënë në qendër të skenës” në Çmimin e Madh të Britanisë së Formula 1, Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood dhe jashtë vendit në Pebble Beach.
Firma do të fillojë shitjen e gjeneratës së ardhshme të makinave sportive këtë vit, duke i thënë gjithashtu lamtumirën Aston Martin DBS.
/Shqip.com