Asnjë minutë për Pique-n
Publikuar:
(04.09.2022 16:07:17)

Kanë kaluar katër xhiro në La Liga, por Gerard Pique po vazhdon të jetë i ulur në stol.
Qëndërmbrojtësi spanjoll nuk e ka djersitur fanellën e Barcelonës – për as edhe një minutë të vetme – në këtë sezon.
Trajneri, Xavi Hernandez po preferon Araujon, Kounde, Garcian e Christensen para Piques.
35 vjeçari – ka mbetur opsioni i fundit në repartin defanziv.
Shtatgjati ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet pesë milione euro.
Ai kishte zbarkuar në Spanjë – gjatë vitit 2014 – pasi katalunasit i paguan Manchester Unitedit pesë milionë paund./Shqip.com