Lajme

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 5 raste të reja

Ambulanca për COVID-19

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe pesë qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej një mijë e 50 testime të kryera gjatë kësaj kohe.

Sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463. Në total numri i rasteve aktive është 132.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjashtë mijë 361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com