Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 8 raste të reja
Publikuar:
(09.07.2021 15:40:50)
Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 353 testime të kryera.
Nga ana tjetër, njoftohet se 10 qytetarë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 422, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 149.
Në 24 orët e fundit janë dhënë pesë mijë e 438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com