Lajme

Asnjë i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19

Qendra e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 347 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan SHQIP.

Në 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 22 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 105 mijë e 444 persona.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 7 mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinës ndërsa deri më sot 63 mijë e 529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com