Sport Shqiptar

Asllani: Ndeshja me Italinë nuk është si me kombëtaret tjera, tifozët tanë janë të ‘çmendur’

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, ka folur para ndeshjes me Italinë.

Kuqezinjtë dhe Italia do të përballen nesër mbrëma në Dortmund në kuadër të Grupit B në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

“Itali-Shqipëri nuk është një sfidë si gjithë tjerat, të paktën për pjesën më të madhe të legjionarëve kuqezi të cilët luajnë në Serie A. Kjo është një ndeshje speciale mbi të gjitha për Kristjan Asllanin, i cili përballë do të ketë një pjesë të mirë të shokëve të tij të cilët luajnë tek Inter dhe janë pjesë e përfaqësueses “azzurrre”, lojtarë si Bastoni, Dimarco, Darmian, Barella dhe Frattesi. A është kjo një sfidë si gjithë të tjerat? Do të ishte një gënjeshtër nëse do të thosha po, kjo edhe për faktin se do të luaj kundër shumë shokëve të mi të skuadrës”, deklaroi Asllani.

Ai është i bindur se Shqipëria do të ketë mbështjetje të madhe nga tifozët shqiptarë.

“Janë të çmendur, si të mos japësh maksimumin për ata në fushë”, ka thënë Asllani.

Mesfushori i Interit, ka lavdëruar trajnerin Sylvinho.

“Sylvinho ka sjellë në grup shumë besim dhe entuziazëm”, ka pohuar Asllani.

Ndeshja Shqipëri-Itali starton në orën 21:00.

Kujtojmë së në grupin e Shqipërisë është edhe Kroacia dhe Spanja.

/Shqip.com