Sport Ndërkombëtar

Asllani luan nga minuta e parë përballë Romas

Kristjan Asllani

Interi e Roma do të përballen në Serie A, me të dyja skuadrat që po kërkojnë të ngjiten sa më lartë në tabelë.

Simone Inzaghi e Jose Mourinho kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje të rëndësishme.

Kristjan Asllani do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje, për shkak të lëndimeve të shumta te Interi.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic, Skriniar, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco, Dezko, Martinez.

Roma: Patricio, Ibanez, Smalling, Mancini, Çelik, Cristante, Matic, Spinazzola, Pellegrini, Zaniolo, Dybala.

Ndeshja mes Nerazzurrëve dhe Giallorossi fillon në orën 18:00.

Interi i fitoi të dyja takimet kundër Romës sezonin e kaluar, duke marrë një fitore 3-0 në kryeqytet dhe një fitore 3-1 në shtëpi. Ata gjithashtu mundën Giallorossi 2-0 në çerekfinalet e Coppa Italia./Shqip.com