Sport Ndërkombëtar

Asistuesit më të mirë në Premierligë – Arnold e mban stafetën

Trent Alexander - Arnold

Golashënuesit – janë ata që marrin vëmendjen thuajse gjithmonë – në fund të takimit ose të sezonit.

Por, jo rrallë herë punën më të madhe e kryejnë asistuesit – të cilët “gatuajnë” topa për bashklojtarët.

Në elitën e futbollit anglez asistuesi më i mirë deri më tani është Tent Alexander – Arnold.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është autor i 10-të asistimeve.

Trent Alexander-Arnold is on Another Level! 2021/22 - YouTube
Arnold

Arlnold është një nga pikat kryesore të lojës së “The Reds” – teksa harkimet janë “arma” e tij më e fortë.

Në vendin e dytë me asistime gjendet shoku i tij i skuadrës, Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian ka asistuar nëntë herë – në 15-të ndeshje të zhvilluara.

Salah po ashtu ka tundur rrjetën 16-të herë – duke dëshmuar që po kalon momente ta artë në karrierë.

Salah your Premier League player of the year - BBC Sport
Mohamed Salah

Mirë me asistime qëndron edhe Paul Pogba.

Ndonëse mesfushori francez ka zhvilluar vetëm 12-të ndeshje në këtë sezon, ai ka arritur që të asistojë nëntë herë.

Statistikë kjo – më e mira në nivel personal për një sezon – që kur është bashkuar me “Djajtë e Kuq”.

Numër të njëjtë të asistimeve kanë edhe Andrew Robertson së bashku me Gabriel Jesus, të cilët po gëzojnë formë të mirë me ekipet përkatëse.

The most surprising decision of Paul Pogba: PSG and Juventus...
Paul Pogba

Lista e plotë e dhjetë asistuesve më të mirë në Premierligë në këtë kampionat:

Trent Alexander – Arnold – 10 asistime.

Mohamed Salah – 9 asistime.

Jarrod Brown – 8 asistime.

Paul Pogba – 8 asistime.

Andrw Robertson – 8 asistime.

Gabriel Jesus – 7 asistime.

Michail Antonio – 6 asistime.

Masonn Mount – 6 asistime.

Bruno Fernandes – 5 asistime.

Joao Cancelo – 5 asistime. /Shqip.com