Sport Shqiptar

Asani per Çikalleshin: Jam krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje

Futbollisti i ekipit kombetar Jasin Asani i dedikon nje status mirenjohje Sokol Çikalleshit me rastin e largimit te tij nga ekipi kombetar.

“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë.

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”, shkruan Asani

/Shqip.com