Lajme

Asamblisti i VV-së kritikon Ramën që festoi me “Dritën”, ai i thotë se i ka dajtë në Gjilan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka festuar me ekipin e vajzave në volejboll nga Gjilanit “Drita”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ermal Osmani, ka kritikuar Ramën për këtë veprim.

“Fjalën e mora që me ia tërheq vërejtjen kryetarit që mos të festojë me ekipet e qyteteve të tjera sepse sot po ndahen subvencione për ekipet e Prishtinës për me i mundë qato ekipe që ju po festoni me ta. Nuk jam për me i urrejtje por jam kundër me dalë në foto në qaste festime e sidomos me dalë i shtrirë në parket thu ti je kapiten i atij ekipi”, tha Osmani.

Komuna e Prishtinës

Rama nga ana tjetër i është përgjigjur duke u arsyetuar se i ka dajtë nga Gjilani.

“Siç e dini unë jam kryetari i kryeqytetit të Kosovës edhe ata janë pjesë e jona. Nuk kanë luajtur kundër Prishtinës. Edhe i kam dajtë prej Gilanit, s’bonë më jau prish dajve. Me Prishtinën në zemër e gjithmonë”, tha Rama.

Ndryshe, në seancën e sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës mori vendim për subvencionimin e klubeve të basketbollit, hendbollit dhe volejbollit në Prishtinë./Shqip.com