Artistja e famshme në ‘gjendje të tmerrshme’ – në luftë me varësinë e alkoolit dhe drogës

Këngëtarja e grupit “Liberty X”, Michelle Heaton, është duke luftuar me varësinë ndaj alkoolit dhe lëndëve narkotike, përcjell Shqip.com.
42-vjeçarja në disa postime në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë disa imazhe, në të cilat shihet se është në gjendje të tmerrshme, shkruan Mirror.
Ajo në pjesën e poshtme të syrit ishte fryrë e tëra, e po ashtu sytë i ishin skuqur.

“Të trajtosh dhe ndihmosh ata që janë në varësi është e mahnitshme. Jam shumë e kënaqur që dëgjoj për vendet e trajnimit për këto varëse, pasi janë të nevojshme”, u shpreh ajo.
Tutje Heaton shtoi: “Do të jem e sinqertë, nuk kishte para për të marrë ndihmë, miqtë dhe familajrët më kanë dhënë hua dhe ndodhta nuk do të isha këtu tani pa ta”.

Pas këtij postimi, një numëri madh i ndjekësve të saj i komentuan asaj, duke i ofruar ndihmë për nevojat që ka.
Michelle ndërkohë është e martuar me Hugh Hanley, me të cilin ndan dy fëmijë./SHQIP.com