Arsyet dhe shënjat e imunitetit të dobët

Nëse keni vënë re se shpesh jeni të sëmurë, ndiheni të lodhur ose keni simptoma të tjera bezdisëse që nuk mund t’i kuptoni, kjo mund të nënkuptojë se sistemi juaj imunitar është dobësuar.
Revista Penn Medicine, sjell arsyet dhe shënjat e një imuniteti të dobët.
Niveli juaj i stresit është shumë i lartë
Niveli i lartë i stresit, është një shkaktarë i imunitetit të dobët. Sipas një raporti të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, stresi afatgjatë dobëson përgjigjet e sistemit tuaj imunitar.

Ju keni gjithmonë ftohje
Është krejtësisht normale që të tështijni, dhe të keni ftohje apo gripëra gjatë sezonave të caktuar, por nëse jeni të ftohur dhe me grip, vazhdimisht kjo është një shenjë e qartë, që sistemi juaj imunitar është i dobët.
Keni shumë probleme me barkun
Nëse keni diarre, gazra ose kapsllëk të shpeshtë, mund të jetë një shenjë se sistemi juaj imunitar është i dobët.
Hulumtimet tregojnë se gati 70 për qind e sistemit imunitar ndodhet në traktin tuaj të tretjes. Bakteret dhe mikroorganizmat e dobishëm që jetojnë atje mbrojnë zorrën tuaj nga infeksioni dhe mbështesin sistemin imunitar.
Sasi të ulëta të këtyre baktereve të dobishme të zorrëve mund t’ju bëjnë të rrezikuar nga viruset, inflamacionet kronike dhe madje edhe çrregullimet autoimune.
Plagët tuaja shërohen shumë ngadalë
Në rast të dëmtimit të lëkurës, si djegie, prerje ose gërvishtje, trupi punon për t’i mbrojtur plagët, duke dërguar gjak të pasur me lëndë ushqyese në lëndim për të ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës së re.
E, Ky proces shërimi varet nga qelizat e shëndetshme imune. Por nëse sistemi juaj imunitar është i ngadaltë, lëkura juaj nuk mund të rigjenerohet.

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës
Nëse jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe ende vuani nga lodhja, është gjithashtu një shenjë e imunitetit të dobët.
Mënyrat për të forcuar sistemin tuaj imunitar
Disa ndryshime në stilin e jetës dhe zakone të reja mund ta mbajnë natyrshëm sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të shëndetshëm, të tilla si dietat e shëndetshme, gjumë i mjaftueshëm, minimizimi i stresit
Sistemi juaj imunitar është çelësi i shëndetit të mirë, kështu që sa më shumë të bëni për ta mbrojtur atë, aq më mirë./SHQIP.COM